Samsung VS iPhone: Ekspertët i japin fund rivalitetit, ja cili është më i mirë!

Diskutimi mbi “Iphone vs Android” është ndër ata që kanë zgjatur shumë dhe ende kanë mbetur pa një përgjigje konkrete.

Çdokush zgjedh sipas mundësisë dhe preferencës së tij, por sipas një krahasimi të bërë nga CNN mbi disa detyra të kryera në secilin prej tyre, po ju sjellim përfundimet.

Ju tregojmë se cili aparat është “fitues” midis të dy kompanive për opsione të ndryshme:

1.      Hapja e celularit- Iphone

Sensor i TouchID i Iphone e bën më të lehtë hapjen e celularit, pa u nevojitur një password. Disa Android kanë metodën “Smart Lock” që përdor njohjen e fytyrës ose vendodhjen, por ky opsion është më pak i sigurt.

2.      Kryerja e një telefonate- Iphone

Kontaktet e preferuara janë të paraqitura shumë më mirë në Android, por FaceTime është opsioni që e bën Iphone të pakrahasueshëm në këtë pikë.

3.      Paraqitja e orës- Android

Të dyja Android dhe iPhone tregojnë orën kur shtypni butonin e shkyçjes. Por Motorola, Samsung dhe HTC kanë sensorë që automatikisht ju tregojnë kohën kur e tërhiqni telefonin nga xhepi juaj. Android gjithashtu ka një orë me ndricim të ulët që qëndron aty për një kohë të gjatë.

4.      Foto/Video- Android

Ekzistojnë kamera të papara Android dhe kamera të tmerrshme të Android. Kamera e iPhone është vazhdimisht në përmirësim. Megjithatë, menaxhimi i fotografive është një përvojë shumë më e mirë dhe më e lirë në Android. Google gjithashtu ju jep hapësirë të pakufizuar për ruajtje fotosh.

5.      Tastiera- Android

Apple më në fund ka filluar të shfaqë shkronja të vogla në tastierën e saj të iPhone, kur nuk po përdoren shkronja të mëdha. Por tastiera e Android është shumë më e mirë sesa Apple, duke përfshirë edhe shenjat e pikësimit në të njëjtën ekran si shkronjat.

6.      Përdorimi i aplikacioneve- Android

Apple dhe Google të dy kanë mundësitë fantastike të aplikacioneve. Por Android është shumë më superior në organizimin e aplikacioneve, duke ju lënë ato më të rëndësishmet në ekranin parësor dhe fsheh aplikacionet më pak të dobishme në sirtarin e aplikacioneve. Gjithashtu, Widgets të Android janë shumë më të dobishme sesa të Apple.

7.      Njoftimet- Android

Njoftimet aktive të iPhone lejojnë t’ju përgjigjeni brenda njoftimit pa e hapur aplikacionin – diçka që mungon në Android. Por Android ju lejon të vendosni se cilat njoftime janë “prioritet”, duke i dërguar automatikisht ato në krye të listës (dhe duke minimizuar mesazhet më pak të rëndësishme). Është gjithashtu më e lehtë për të pastruar njoftimet Android me një komandë të vetme.

8.      Muzika- Iphone

Android ka një aplikacion të shkëlqyeshëm muzikor në Google Play Music, i cili ofron një listë mbresëlënëse këngësh falas dhe pse të shoqëruar me reklama. Apple ka Apple Music, e cila nuk ka opsionin falas, por bashkëpunon në mënyrë mbresëlënëse me shkarkimet tuaja nga iTunes.

9.      E-mail – Android

Androidi përdor Gmail si aplikacion kryesor per emailin, pa marrë parasyh cfarë ju përdorni. Por kalimi në llogari të tjera është shumë i thjeshtë. Ndërkohë që edhe pse Apple ofron automatikisht atë llogari që ju doni, është shumë më i vështirë për t’u naviguar.

10.  Marrja e udhëzimeve në harta- Android

Google Maps është aplikacioni më i mirë i krijuar ndonjëherë. Është në dispozicion në të dy iPhone dhe Android, por përdoret vetëm për Android. Kjo do të thotë se Siri nuk mund të përdorë Google Maps – vetëm aplikacionet e tjera të Apple por ende inferiorë përballë tij.

11.  Kontaktet- Android

Në krahasim me Apple, kontaktet e Android janë shumë më të lehta për t’u përdorur dhe fotot e mëdha të saj e bëjnë më të shpëjtë gjetjen e atij që kërkoni.

12.  Opsioni i kërkimit- Iphone

Kërkimi është shumë i thjeshtë në Google, por Spotlight i Apple është i aftë të kërkojë më shumë gjëra sesa Google: email, podkaste, shënime, ngjarje kalendarike, tekste dhe materiale zanore.

13.  Të vendosurit në dridhje/ qetësi- Iphone

IPhone ka një buton fizik të jashtëm. Në Android, duhet të hapni telefonin tuaj, të shtypni butonin e volumit që ta aktivizoni. Rrugë e gjatë apo jo?

14.  Dërgimi i një mesazhi- Iphone

Aplikacioni i Android për Messenger është shumë i dobishëm, por iMessage ju lejon të dërgoni tekste falas dhe mesazhe zanore për klientët e tjerë të Apple – madje edhe nga laptopi juaj Apple.

Dhe ja pra, tashmë ju e dini ku të drejtoheni herën tjetër kur të blini një telefon në bazë të opsioneve që për juve janë prioritet.