Së shpejti arrin nata në të cilën Allahu e cakton fatin, begatinë dhe jetën e besimtarit!

Më 19 prill muslimanët në mbarë botën e shënojnë njërën nga katër netët e zgjedhura të bekuara ‘Lejletul-berat’.

Nata e bekuar ‘Lejletul-berat’ përjetohet si lajmëtare e ardhjes së muajit të bekuar ramazan. Shënohet edhe si nata në të cilën melekët fillojnë ta shkruajnë fatin e njerëzimit dhe të secilit njeri individualisht për vitin e ardhshëm. Në traditën e muslimanëve tanë kjo natë është e njohur edhe si nata e faljes fatit dhe dëshirës.

Kjo natë e zgjedhur në hadithe të Muhamedit (a.s.), përmendet si nata në të cilën Allahu i Plotfuqishëm e cakton fatin e njerëzve jetën e njerëzve dhe nafakën e tyre kurse në disa hadithe përmendet se në këtë natë Allahu i Gjithëmëshirshëm ua falë mëkatet njerëzve.
Në Kuran kjo natë përmendet në suren ed-Duhan (Tymi), në të cilën Allahu i Plotfuqishëm thotë se ajo është një natë e bekuar në të cilën Allahu i përcakton të gjitha dispozitat e Tij. Lejletul-berat do të thotë çlirimin dhe pastrim. Allahu i Plotfuqishëm në atë natë shumë njerëz i çliron nga mëkatet.

Kjo natë të bekuar ka më shumë emra të tjerë si, nata e gjysmës së shabanit nata e faljes nata e çlirimit, nata e ekspozimit të veprave nata e caktimit dhe vendimit.

Sipas hadithit të nderuar emri i kësaj nate është “Nifush-shaban”nqë do të thotë gjysma e muajit shaban.

I Dërguari i Allahut Muhamedi (a.s.) ka thënë: “Kur të bëhet mbrëmja e natës së 15-të të muajit shaban natën kalone në namaz (vullnetar), kurse ditën që pason në agjërim.”