Seanca gjyqësore për rastin e 27 prillit caktohet për nesër

jykimi për ngjarjet më 27 prill të vitit të kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot u anulua, sepse, siç thonë nga Gjykata Penale, për këtë në seancën paraprake u dakorduan gjykatësja, prokurorët dhe avokatët. Seanca e re për “27 prillin” është caktuar për nesër.

Në seancën paraprake gjyqësore janë lexuar ekspertiza e celularit të dëshmitarit Sashko Kocevski, i angazhuar për votim elektronik në Kuvend, e që ka të bëjë me sms mesazhe, komunikim në fejsbuk dhe në viber në periudhë prej marsit deri në prill 2017.

Në gjykatë të pranishëm ishin të gjithë 32 të akuzuarit, përveç i akuzuari Sasho Markovski për të cilin procedura ishte veçuar.

Procesin gjyqësor e udhëheq gjykatësja Dobrilla Kacarska, ndërsa përfaqësues të aktakuzës janë Vilma Ruskovska dhe Ivana Trajçevska.Për rastin “27 prill” të Prokurorisë Speciale Publike janë të akuzuar gjithsej 33 persona, prej të cilëve 31 persona për kërcënim terrorist të rendit kushtetues të shtetit dhe dy për nxitje.

Mes të akuzuarve janë disa deputetë, të punësuar në MPB dhe në sigurimin e Kuvendit dhe disa artisë. Ata para Gjykatës kanë thënë se e kuptojnë aktakuzën, por nuk ndjehen fajtorë.

Në bankën e të akuzuarve në gjykatë janë Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov, Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski – Levi Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sasho Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska – Bozhinovska, Ivan Cvetanovski Boris Damovski, Bogdan Ilievski – Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mlladenovski, Mihail Mlladenovski, Zakariе Simovski, Mlladen Dodevski, Jane Çento, Goranço Angellovski, Igor Jug, Ilia Sllaveski, Vllatko Trajkov, Viliam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski – Koljo , Aleksandar Vasilevski – Ninxha dhe Mitre Pitropovski.