Seleksiononte veshjet për bamirësi, gjen biletën fituese të lotarisë

Ndërkohë që po seleksiononte disa veshje për bamirësi, një qytetar nga Montreali është çuditur nga gjetja në xhepin e brendshëm të një xhakete të një bilete lotarie të blerë 10 muaj më parë.

Të premten, ai mori shumën e fituar prej 1,75 milionë dollarë (1,17 milionë euro).

”Për pak më pushoi zemra”, tha ai.

Gregorio De Santis bëri mirë që dëgjoi të motrën, e cila i sugjeroi të hiqte nga garderoba veshjet e panevojshme për t’i dhënë më pas për bamirësi.

Ai gjeti në xhepin e brendshëm të një xhakete një biletë të blerë në dhjetor 2017.

”Pa sugjerimin e motrës as që do e merrja mundimin të kontrolloja më parë garderobën”, shprehet ai.

De Santis, i cili luan në lotari që prej vitit 1970, kishte fituar 4 000 dollarë në fillim të viteve 2000