Serbia dem.onstron ush.trinë e saj në rast se aca.rohen raportet me Kosovën!

Agjencia amerikane e lajmeve AP raporton se Serbia po mban paradë ush.tarake në Nish me të cilën po shënon Ditën e Fitores ndaj Gjermanisë naziste në Lu.ftën e Dytë Botërore. Por kjo agjenci vlerëson se bëhet fjalë për demo.nstrim të fo.rcës në rrethana të ac.arimit të raporteve me Kosovën.

Bëhet e ditur se në paradën e sotshme në Nish kanë marrë pjesë 4 mijë pjesëtarë të forcave të ar.matosura të Serbisë 300 automjete dhe 40 fluturake përfshirë edhe dy helikopterë lu.ftarakë me ekipazhe ruse në ç’mënyrë siç vlerëson AP-ja ajo ka demo.nstruar edhe aleancën më të madhe politike e ushtarake me Moskën.

AP thekson se tensionet janë rritur në rajon “pasi Serbia dhe Kosova po aku.zojnë njëra tjetrën për mi.nim të përpjekjeve për pajtim pas lu.ftës nga vitet 1998-1999 të cilën e përmbylli ndërhyrja e NATO-s”.

Agjencia e lajmeve AP rikujton se Serbia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ajo po ashtu thekson se çfarëdo ndërhyrje e Serbisë në Kosovë do të shkaktonte kon.flikt të drejtpërdrejtë me fo.rcat paqeruajtëse me NATO-n në krye të stacionuara në Kosovë.