Serbia në panik: Mike Pompeo është mik i shqiptarëve dhe urren serbët

Sipas mediave serbe lobi i fuqishëm shqiptar dhe vëllezërit Bajraktari, kanë ndikim të madh në ish-shefin e CIA-s Mike Pompeo, tani i zgedhur në detyrën e Sekretarin të Shtetit.

Ish shefi i CIA-s, përveç përkrahjes së shqiptarëve, nuk fsheh se sa e urren Rusinë dhe gjithçka që ajo i konsideron si aleatët e saj, sidomos Serbinë.

Sipas mediave serbe “shqiptarët kanë paguar me miliona dollarë për të ndikuar në administratën e presidentit Trump, në mbrotje të interesave shqiptare. Ky lobim udhëhiqet nga vëllezërit Ylber dhe Ylli Bajraktari dhe të cilët në mënyrë aktive kanë ndikim të madh në politikën e jashtme të Washingtonit nën kujdesin e patronit të tyre Herbert Raymond McMaster, Këshilltar i Tramp-it për Sigurinë Kombëtare”.

Vëllezërit Bajraktari janë nga Kosova, dhe që nga viti 2004 ata janë bërë qytetarë amerikanë. Ata kanë bërë përparimet të mëdha gjatë administratës së Barak Obamës dhe falë McMaster-it, ata përcaktojnë çështjet më të rëndësishme të politikës së Tramp-it.

Pompeo ishte takuar muajin e kaluar edhe me kryeministrin Haradinaj

Vetëm një muaj më parë, drejtori i CIA-s Mike Pompeo u takua me Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj në Washington. Ai pastaj shkroi në Facebook se ai “kishte nderin” të fliste me shefin e CIA-s për sfidat e sigurisë në Kosovë dhe më gjerë.

-Kosova dhe Shtetet e Bashkuara janë partnerë strategjikë në shumë fusha dhe veçanërisht në fushën e sigurisë. Kosova është e bekuar që ka një mik të madh siç është SHBA, kishte shkruar Haradinaj.

Loading...