Serbia po shantazhon themelimin e Ushtrisë së Kosovës – VIDEO

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha  ka shprehur shqetësim lidhur me kërkesat për largim të  pjesëtarëve te komunitetit serb nga kjo forcë.

Ministri Berisha tha se shantazhet dhe kërcënimet ndaj pjesëtarëve serbë për të braktisur FSK-në janë të papranueshme dhe shkelje e të drejtave të njeriut.

Ai shprehu keqardhje për pjesëtarët e FSK-së të cilët sipas tij, nuk mund të vendosin lirshëm për të ardhmen e tyre.

Loading...