Serbia sërish lëshon avionët ushtarak mbi qiellin e Luginës së Preshevës

Ushtria serbe sërish rikthen avionët ushtarak mbi qiellin e Luginës së Preshevës.

Lajmi është bërë i ditur nga Ushtria e Serbisë, e cila ka bërë të ditur se forcat ajrore do të vijojnë me fluturime në pjesën jugore të vendit.

Ne kuader te trajnimeve te rregullta ajrore , Forca ajrore e Ushtrise se Serbise do te kete fluturime nga data 6 deri me 10 gusht ne zonen e Nishit dhe ne Jugun e Serbise”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes

Ja dhe linku KLIKO i Ministrise se mbrojtjes se Republikes se Serbise.

Nga ana tjetër, banorët e këtij rajoni thonë se këto fluturime janë provokime dhe frikësim, në këtë periudhë të tensioneve të ngritura mediave për gjoja mundësinë e shkëmbimit të territorit. Sipas banorëve të Luginës, Serbia ka ushtruar forma të ndryshme të presionit ndaj kësaj popullate, por nuk ka arritur që ta shpërngulë ate. (INA)

 

Komentet

komentet