Serbia tregon dhëmbët: Për një vit do kemi ushtrinë më të fuqishme në rajon

Teksa ka vizituar një shkollë ushtarake, Aleksandër Vuçiç është shprehur se qytetarët e Serbisë së shpejti do të mund të shohin sa të fuqishme, të fortë dhe sa më të mirë sesa dikur, ky shtet e ka ushtrinë.

Vuçiç deklaroi se Serbia do të ketë në fillim të vitit të ardhshëm, ushtrinë më të fuqishme në rajon.

Kreu i shtetit serb ka thënë:

Ne sot investojmë shumë më shumë, buxheti ynë ushtarak nuk është më 650 milionë euro, por shumë më shumë, për shkak se ne nga burime të tjera i ndajmë edhe 350 milionë euro shtesë, prandaj llogarisni se buxheti ushtarak yni është 1 miliard ose më shumë se 1 miliard euro në vit. Në fillimin e vitit të ardhshëm do t’i kemi 14 aeroplanë MIGË më modernë nga brezi i katërt, avionë lufte të brezit të katërt, helikopterët H- 145 të blerë nga Gjermania e Franca e etj”.

Loading...