SHBA-ja aku*zon Iranin për s*ulmin në cisternat e naftës

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka a*kuzuar Iranin për sulm*in në dy cisterna të naftës në Gjirin e Omanit. Ai tha se vlerësimi është bërë në bazë të informacioneve për llojin e arm*ëve të përdorura.

Pak orë pas deklaratës së Pompeos, ushtria amerikane ka lëshuar një video, në të cilën ajo tregon Gardën Revolucionare të Iranit, duke hequr një minë të pashpërthyer në një cisternë të dëmtuar nga sulmet. Një zyrtar i lartë iranian i tha BBC-së, se Irani nuk ka lidhje me sulmet.

Shpërthimet në një nga rrugët ujore më të ngarkuara të naftës në botë, vijnë një muaj pasi katër depozita nafte u sul*muan në brigjet e Emirateve të Bashkuara Arabe. SHBA-ja në atë kohë fajësoi Iranin – por Teherani i mohoi aku*zat.

Çmimet e naftës i ngritën deri në 4% pas inc*identit të së enjtes. Gjiri i Omanit është një ngushticë strategjike, përmes së cilës kalojnë qindra milionë dollarë.