SHBA “kërcënon” Gjermaninë, për gazin e Rusisë

Ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, paralajmëroi se kompanitë e përfshira në projektin rus të gazit, Rrjedha e Veriut 2, do të përballen me sanksione nëse nuk tërhiqen.

Ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, paralajmëroi se kompanitë e përfshira në projektin rus të gazit, Rrjedha e Veriut 2, do të përballen me sanksione nëse nuk tërhiqen. Presidenti Donald Trump ka akuzuar Gjermaninë se po bëhet rob i Rusisë, për shkak të varësisë ndaj energjisë nga Moska.  Ai ka kërkuar ndalimin e gazsjellësit prej 11 miliardë dollarë. Tubacioni, që do të transportojë gazin direkt në Gjermani nëpërmjet detit Baltik, ka nisur konflikte me vendet aleate për shkak se i privon Ukrainës tarifat e majme të tranzitit për gazin rus.

Ambasadori amerikan e shpjegoi çështjen në një letër drejt disa kompanive, sipas ambasadës së Shteteve të Bashkuara.  “Letra i kujton çdo kompanie që operon në sektorin e eksportit të gazit nga Rusia, se është nën rrezikun e sanksioneve amerikane”,  bën të ditur zëdhënësi, duke shtuar se shtetet europiane kundërshtojnë gjithashtu gazsjellësin. Gjermania dhe disa vende të tjera në Europë, akuzojnë Washingtonin për përdorimin e aktit të sanksioneve që të ndërhyje te politikat e jashtme dhe të energjisë.

Gjermania dhe Rusia kanë qenë në konflikt që prej aneksimit të Ukrainës në 2014-ën.  Por vendet kanë pasur interes të përbashkët në projektin  Rrjedha e Veriut 2, që do të dyfishojë kapacitetin  e tubacionit ekzistues që kalon nga Ukraina. E përditshmja gjermane, Bild am Sonntag, që ishte e para që raportoi letrën, bëri të ditur se SHBA po i bën presion kompanive gjermane.

Sipas zëdhënësve, letra e koordinuar nga disa agjenci qeveritare nuk ka për qëllim që të kërcënojë, por dërgon një mesazh të qartë të politikave amerikane.  Gazprom po e zbaton projektin së bashku me partnerë perëndimorë si Uniper, Wintershall, Engie, OMV dhe Shell.