SHBA, Kongresi miraton buxhetin e 2019-ës për Pentagonin

Kongresi amerikan, miratoi një buxhet prej 716,3 miliardë dollarë për Pentagonin duke rritur shpenzimet ushtarake dhe duke forcuar qëndrimin e SHBA-së përballë Rusisë dhe duke shmangur gjithashtu zemërimin e Donald Trump, i cili do ta ratifikojë tashmë.

Senati miratoi ligjin për buxhetin e Mbrojtjes (NDAA) për vitin 2019 me 87 vota pro dhe 10 kundër, një javë pas miratimit të tij me 359 vota pro dhe 54 kundër nga Dhoma e Përfaqësuesve.

“Jam mirënjohës për vendosmërinë e anëtarëve të Kongresit të dy partive për miratimin e NDAA në kohë rekord këtë vit”, theksoi ministri amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis në një komunikatë.

Ligji zhbllokon 69 miliardë dollarë për operacionet e jashtme që vazhdojnë (Afganistan, Siri, Irak, Somali), parashikon një rritje prej 2,6% të pagave të anëtarëve të forcave të armatosura dhe autorizon dhjetëra miliardë investime në modernizimin e Navy-t, US Air Force dhe raketave për mbrotjen e SHBA-së.

Loading...