Shenjat që tregojnë se keni arterie të bllokuara

Mpiksja e gjakut ndodh si rezultat i ndonjë lëndimi ose gjakderdhjeje intensiv.
Formimi i mpiksjeve të gjakut bëhet nga trombocidet dhe proteinat e plazmave, të cilat shpërndahen për të shëruar organizmin.Kjo gjendje është gjithashtu shkaku kryesor i goditjeve në tru, transmeton lajmi.net.
Mpiksja e gjakut arterial formon brenda arterieve ose venave dhe kështu mund të bllokojnë furnizimin me oksigjen në tru dhe organe të tjera të trupit.Zakonisht, mpiksjet në arterie formohen në këmbë, dhe nganjëherë mund të shfaqen në tru.Krahas pjesëve të trupit në të cilën shfaqet, Shoqata Amerikane e Hematologjisë ka potencuar se ekzistojnë 5 simptoma të dukshme të formimit të koagulimit të gjakut. Ato radhiten kështu si vijojnë:Dhimbje në gjymtyrë – mund të përjetoni dhimbje të mprehta ose të vazhdueshme krahun ose këmbën, të pasuar nga ënjtje dhe humbje të qimeve në këmbë.Abdomeni – kjo simptomë pasohet nga dhimbja e stomakut, vjellja dhe diarreja.Truri – përjetimi i brishtësisë në fytyrë ose gjymtyrë, të shoqëruar nga probleme të të shikuarit, dhimbjes së kokës, marramendja dhe problemet me të folurit.Zemra – një ndjesi e rëndë dhe shqetësim në pjesën e sipërme të trupit, përcjellë me problem në frymëmarrje, djersitje dhe zjarmi në kokë.Mushkëritë – dhimbje gjoksi, rrahje të shpejta zemre, probleme në frymëmarrje dhe kollitje me gjak.