Shënohet numër rekord i rasteve të reja me fruth!

Shënohet numër rekord i rasteve të reja me fruth. Brenda javës së kaluar 134 persona janë prekur nga fruthi që është numri më i lartë në nivel javor që nga fillimi i epidemisë e deri më tash. Shumica e rasteve janë regjistruar në Tetovë e Kumanovë por fruthi është zgjeruar edhe në 22 qytete të vendit. Moshat më të prekura nga fruthi rezultojnë të jenë ato mbi 30 vjeçe. Autoritetet parashikojnë që numri i fëmijëve të prekur të shënojë rënie pas mbarimit të vitit shkollor.

Nga të gjithë të prekurit në nivel javor 70 për qind e tyre janë të pa vaksinuar, me status të panjohur vaksinal apo të pa vaksinuar me dy doza. 17:00 Presim që edhe gjatë periudhës që vjen numri i të prekurve të vazhdojë të mbetet i lartë, edhe nëse nuk mbetet në nivelin e njejtë. ..nuk presim që për periudhë të shkurtër të ketë rënie të numrit të të prekurve”-tha Gordana Kuzmanovska, Epidemiologe Instituti i Shëndetit Publik.

Numri më i madh i fëmijëve të pa vaksinuar mbetet në qytete tjera jashtë Shkupit. Brenda kryeqytetit kanë mbetur rreth 2000 fëmijë të pa imunizuar, ndërkaq që nga fillimi i kampanjës e deri më tash, në gjithë territorin janë vaksinuar rreth 26,000 fëmijë të moshës nga 0 deri në 14 vjeç.

Numri i përgjithshëm i të prekurve nga kjo sëmundje 100 për qind ngjitëse që nga fillimi i epidemisë e deri më tash ka arritur në 1524 raste, ku mbi 70% e numrit total rezultojnë të pa vaksinuar.

Vjollca Aliti