Shënohet viktima e radhës në rrugët e Kosovës

Rrugët e Kosovës po vazhdojnë t’u marrin jetën njerëzve.

Në fshatin Vlashnjë, Komuna e Prizrenit, më 10 korrik kishte ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave.

Policia e Kosovës në raportin e sotëm 24 orësh ka njoftuar se njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë.

Tutje sipas raportit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar ku pas intervistimit është dërguar në qendrën e  mbajtjes.

Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një aksident me fatalitet në Gllarevë, si pasojë e të cilit deri më tani kanë mbetur tre të vdekur. /KosovaPress/

Loading...