Sheqerinska: Referendumi është mundësi dhe përgjegjësi historike

Pas marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO, Maqedonia pret të ulet në tavolinën e Aleancës dhe procesi i anëtarësimit të mos zgjasë më shumë se gjashtë muaj. Zv.kryeministrja Radmilla Shekerinska në intervistë për Radion Evropa e Lirë ka deklaruar se nuk pret të paraqiten probleme plotësuese gjatë procesit.

Ky proces, marrja e ftesës për në NATO, do të thotë se ekipet e ekspertëve të NATO-s shumë shpejt do të vinë në Maqedoni, do të flasim për disa detyrime tranzicioni të cilat do të duhet t’i përfundojmë por nuk presim ndonjë problem të madh. Në rastet me Malin e Zi, me Shqipërinë dhe Kroacinë të cilat më herët janë anëtarësuar në NATO, kjo periudhë zakonisht ka zgjatur tre deri në gjashtë muaj dhe ne presim që edhe në rastin tonë nuk do të ketë çështje të mëdha të cilat do të duhet të zgjidhen në mënyrë plotësuese. Me momentin e nënshkrimit të marrëveshjes, edhe para ratifikimit të saj, sepse edhe NATO në fund vendos me ndihmën e të gjithë vendeve anëtare, edhe para se të bëhet ratifikimi në parlamentin e të gjithë 29 anëtareve, ne, Maqedonia veçmë do të ulet në tavolinën e NATO-s – deklaroi Radmilla Shekerinska, zv.kryeministre.

Shekerinska tha se referendumi dhe përmbyllja e çështjes së emrit i ngjan shumë historisë së pavarsisë së vendit. Ministrja e mbrotjes nuk precizoi nëse planifikohen masa konkrete ndaj presidentit i cili refuzon të nënshkruaj ligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë por tha se ekzistojnë disa opsione megjithatë tani mbeten të fokusuar te referendumi.

Me këtë veprim Ivanov nuk vendos veto për marrëveshjen. Ivanov I vendos veto mundësisë së qytetarëve për të vendosur për vendin e tyre. Mendoj se për çdo president ky është një opsion shumë i keq. Nëse ndodhin skenare të këtilla, fokusi jonë kuptohet do të jetë referendum dhe ajo që është pjesë e detyrimeve tona dhe shpresojmë se qytetarët do të jenë ata që do ta dërgojnë këtë mesazh deri te presidenti – tha Radmilla Shekerinska, zv.kryeministre.

Zv.kryetarja e LSDM-së nuk mohoi mundësinë e kandidimit të saj në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Në një vend normal, shtoi ajo, kandidaturat tashmë do të duhet të ishin bërë publike por që situata me emrin, ka spostuar fokusin.

Fatlume Dervishi

Loading...