Sheshi “Skenderbej” i Tiranës fiton çmimin e rëndësishëm për arkitekturë

Sheshi “Skënderbej” ka marrë një tjetër vlerësim ndërkombëtar. Mes 393 projekteve që garonin për Çmimin e Bashkimit Europian për Arkitekturën Bashkëkohore Sheshi “Skënderbej” mbërriti deri në finalen e madhe dhe fitoi çmimin e vendit te dytë duke marrë vlerësimet më të larta nga juria profesiniste nga e gjithë Europa për fuqinë transformuese fokusin tek këmbësorët qëndrueshmërinë dhe gjelbërimin.

Ajo që ra në sy ishte gara e fortë dhe rezultati tejet i ngushtë i votimit 4-3 në fazën finale mes sheshit “Skënderbej” në Tiranë dhe projektit fitues të studios së famshme franceze “Lacaton- Vasal” e cila konkuronte me një projekt godinash banimi dhe shërbimi në Bordo të Francës.

Ishte nënkryetari Arbjan Mazniku ai që mori çmimin në emër të Bashkisë së Tiranës në ceremoninë e organizuar me këtë rast ku vlerësohet përsosmëria dhe inovacioni në fushën e arkitekturës.