Shet vajzën për 5.000 euro

Një shtetas nga Mali i Zi, dyshohet se ka shitur vajzën e tij jashtë vendit për 5.000 euro.

Policia malazeze paraqiti kallëzim penal sot në prokurorinë kompetente kundër Xh. B. (40) nga Podgorica me dyshimin se ka kryer veprën penale të trafikimit të qenieve njerëzore.

“Dyshohet se në vitin 2017, ai rekrutoi, kontraktoi dhe organizoi transportin nga Mali i Zi të vajzës së tij të mitur, atëherë 12-vjeç, në një vend të vetëm për qëllime martese. I dyshuari kreu krimin për të marrë një përfitim financiar prej 5.000 eurosh,” njofton Policia e Podgoricës.

I dyshuari po vuan dënimin me burg në Spuzh për një shkelje tjetër.