Shiffrin e pa kapshme në borë

Mikaela Shiffrin, ka triumfuar në garën e sllallomit të madh e cila pasditen e sotme u zhvillua në Kronplatz të Italisë. Ajo në rrëshqitjen e parë kishte një paraqitje të shkëlqyeshme dhe për 39 të qindtat ishte më shpejtë se Tessa Worley. Shiffrin në fund të garës së sotme për 1.21 sekonda ishte më e shpejtë se ëorley, ndërsa e treta ishte skiatorja vendase Marta Bassino. Për skiatoren amerikane ishte kjo fitorja e saj e 53-të në disiplinën sllallom i madh.

Me këtë fitore Shiffrin në renditjen e përgjithshme ka 1394 pikë, ndërsa e dyta Vëlhova ka 898, ndërsa e treta Wendy Holdener ka 593 pikë. Po ashtu amerikania me 355 pikë ka marrë kryesimin e renditjes. Ajo nuk kryeson renditjen e më të mirave vetëm në disiplinën lëshim. Skiatoret tani transferohen në Cortina d’Ampezzo, ku do të zhvillohen dy garat e lëshimit (18 dhe 19. janar ) si dhe super-G (20 janar).