Shkarjet në autostradën Tiranë-Elbasan, largim i menjëhershëm i dherave

Drejtoresha e ARRSH-së Sonila Qato inspektoi sot problematikat e raportuara në rrugën e vjetër Tiranë-Elbasan. Nisur edhe raportimet e fundit në medie për problematikat në infrastrukturën e rrugës së vjetër Tiranë-Elbasan, u krye verifikimi në terren nga ku u konstatua shkarje masive të dherave nga punimet në autostradën Tiranë-Elbasan.
Ngushtimi i rrugës menjëherë pas një kthese dyfishe pas daljes nga nënkalimi i parë i autostradës, bëhet burim aksidenti për drejtuesit e automjeteve.

Shoqeria ACTOR që po kryen punimet në autostradë, u ngarkua menjëherë që të kryejë evadimin e dherave të rrëshqitjes në Ibë në mënyrë që të lirohet rruga dytësore.

Ndërsa firmës së mirëmbajtjes dhe supervizorit iu la detyrë zbatimi me rigorozitet i kontratës së mirëmbajtjes në zbatim të rregullave të sigurimit teknik dhe sigurisë rrugore si për punonjësit ashtu dhe për drejtuesit e automjeteve.