Shkelje e rëndë e detyrës, në pranga oficeri i policisë gjyqësore në…

Një oficer i policisë gjyqësore pranë prokurorisë së Korçës është arre*stuar nga shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe ankesat. Sipas njoftimit zyrtar ES. 39 vjeç akuzohet për “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikim i formularëve”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua telefoni që i përkiste një shtetasi të arr*estuar më parë e sipas vendimit të Prokurorisë oficeri duhet t’ia kthente në cilësinë e sendit të bllo*kuar në momentin e ndalimit.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë e pezulloi dhe nisi menjëherë ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë të detyrës ndaj oficerit të vënë nën akuzë. Kapja e tij u krye pas një denoncimi mediatik.