Shkëmbim territoresh Kosovë – Serbi? Sqarohet ambasadori Delawie

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, ka reaguar pas një interviste të dhënë mbrëmë në KTV ku ishte cituar të ketë thënë se: ”SHBA-ja nuk e mohon se në Bruksel do të flitet për territore, ua lë këtë palëve”.

 

Delawie përmes një postimi në Twitter, ka thënë se ky është një lajm i rremë duke kërkuar që ta injorojmë.

Ai mohon të ketë thënë këtë deklaratë.

“Injoroni lajmin e rremë. Ja se çfarë kam thënë: “Kosova duhet të kuptojë se cilat janë qëllimet e saj, ajo duhet të përpiqet të arrijë një lloj konsensusi mbi këto qëllime dhe kjo është ajo që unë po përqendrohem tani”, ka shkruar Delawie.