Shkëndija me dy mungesa ndaj Vardarit

Shkëndija gjatë ditës së sotme do të zhvillojë ndeshjen e parë të sezonit të ri futbollistik në elitën e futbollit vendor. Kampionët në fuqi të vendit, ashtu si sezonin e kaluar, edhe këtë herë sezonin do të hapin me ndeshjen kundër rivalit kryesor për titull viteve të fundit Vardarit, njofton “infOSport.mk”.

Sezonin e kaluar të besuarit e trajnerit Qatip Osmani, falë golave të shënuar nga Armend Alimi dhe Stenio Zhunior, kishin shënuar fitore me rezultatin 2:0, ndërsa bazuar në fondin e futbollistëve dhe formën momentale në të cilën ndodhen, “kuqezinjtë” nga Tetova favoritë shihen edhe në takimin e sotshëm, që starton në ora 17:00.

Megjithatë në prag të këtij takimi trajneri Osmani po has në dy mungesa. Për këtë ndeshje strategu tetovar nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Marjan Radeskit, i cili do ti mungojë skuadrës për disa muaj pas atij lëndimi në ndeshjen e kthimit të raundit të parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve kundër TNS-së, si dhe në shërbimet e nigerianit, Alma Vakili, transmeton “infOSport.mk”.

Në mungesë të tij Osmani pritet ti jap besimin Gledi Micit të ardhur nga Skënderbeu, i cili ende nuk ka debutuar me Shkëndijën, edhe përkundër faktit se kishte të drejtë loje  për ndeshjen e parë të turit të tretë eliminatorë të Ligës së Kampionëve kundër Red Bull Salzbugut në Austri.