Shkodrania e “O Sa Mirë” provokon me “twerk” në dush

Ajo u bë e famshme në saje të rolit që portretizonte shkodranen në serialin e famshëm, “O Sa Mirë”.
Bëhet fjalë për Linda Jaranin, e cila është mjaft aktive në rrjetet sociale duke mbajtur kontakte me fansat e saj.

Gjatë këtyre ditëve verore, aktorja e njohur ka postuar imazhe që vënë në plan të parë figurën e saj trupore.

Zeshkania së fundi ka zgjedhur të sjell një video duke bërë “twerk” nën një dush pranë plazhit, si dhe disa fotografi në llogarinë personale në Instagram.

Në këtë rrjet social, aktorja numëron 54 mijë ndjekës dhe fotografitë e saj marrin mijëra pëlqime.

Natyrisht se pozat me bikini joshin më shumë vëmendjen e gjinisë së fortë, ndërsa tregojnë edhe linjat e protagonistes.

Ndryshe, ajo ishte e angazhuar në teatër, si pjesë e shfaqjes “Boeing, Boeing”, në të cilën ishte paraqitur në rolin e stjuardesës.

Komentet

komentet

Loading...