Shkoi me dëshirë me dy shqiptarë, norvegjezja denoncon ata për përdhunim madje edhe që ia morën paratë për shërbim

Dy djem shqiptarë janë kallëzuar penalisht në ishullin grek Rodos se kanë abuzuar me një turiste norvegjeze.

E reja denoncoi dje në policinë lokale se u përdhunua dhe më pas dy djemtë shqiptarë e detyruan të shkojë te bankomati bashkë me ta dhe t’i paguajë për shërbimet e përfituara.

Dy shqiptarët, kushërinj 23 dhe 28 vjeç u identifikuan dhe u shoqëruan nga policia në Rodos.

Ata mohuan të kenë abuzuar me vajzën 19 vjeçe, raporton noa.al duke cituar burime nga policia e Shtetit grek.

Avokatja e dy shqiptarëve, Maria Krikopoulou tha se denoncimi i norvegjezes është i qëllimshëm për të përfituar abuzivisht nga siguracionet.

Dy djemtë e shoqëruar, deklaruan se njohja me turisten erdhi nën avujt e alkoolit dhe gjithçka u bë me dëshirë.

Ata mohuan të kishin detyruar turisten që të nxirrte lekë nga bankomati dhe tua jepte.

Gjykata njoftoi të shtunën se vendosi të lërë të lirë dy djemtë shqiptarë.