Shkoi ti bënte vetullat tatuazh, 42 vjeçarja përfundon me katër vetulla! (FOTO)

Një 42-vjeçare që kishte vetulla të holla u gëzua shumë kur vajza i bëri dhuratë një trajtim që kushtonte 250 dollarë.

Jami Ledbetter mendoi se kishte shkuar tek një “microblader” i çertefikuar por ai ia bëri vetullat aq të errëta sa dukeshin qartë që nuk ishin natyrale.

Sikur kjo të mos mjaftonte Jami shkoi tek një tjetër “specialist” për t’i rregulluar dhe përfundoi me katër vetulla.

Ajo u shpreh për WDAF: Vetëbesimi im ra në tokë. Isha e shkatërruar. Po dilja me një burrë ai më la në momentin që pa vetullat.” Gjithsesi në fund ajo arriti që të gjente një profesionist dhe tashmë po e rregullon dëmin e bërë.