Shkon në 157 numri i të vdekurve nga rrëzimi i aeroplanit në Etiopi

Njerëzit anembanë botës po mbajnë zi për humbjen e të dashurve të tyre pasi një avion ajror i pasagjerëve të Ethiopian Airlines të dielën u rrëzua rrugës për në Nairobi nga Addis Abeba.
Nga rrëzimi i këtij aeroplani mbetën të vdekur 157 vetë, të gjithë sa ishin në bord.

Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë e shkaktoi rrëzimin e Boeing 737 MAX 8, i cili ishte përfshirë në një tjetër katastrofë të aviacionit në Indonezi vitin e kaluar.

Viktimat – 149 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit – janë nga 35 nacionalitete.