Shkon në 321 numri i viktimave nga sulmet e Pashkëve në Sri Lanka

Sri Lanka sot e kanë shpallur ditë zie në vend dhe ministria e brendshme lajmëroi se kanë arrestuar 40 të dyshuar për sulmin e përgjakshëm të së dielës, transmeton Gazeta Metro.

Ministri i Mbrojtjes së Sri Lanka’as Ruwan Wijeardana në adresimin e tij në parlament deklaroi sot se sulmi është kryer nga një organizatë radikale islamiste e emëruar “National Tawheed Jamath”.

Gjithashtu, ministri i mbrojtjes tha se këta ekstremistë kanë kryer këto sulme të koordinuara si hakmarrje ndaj sulmeve të muajit të kaluar në dy xhamitë në Zelandë të Re. Nga sulmet në qytetin Christchurch të Zelandës së Re vdiqën 50’të besimtarë musliman.
Zyrtarët e Sri Lanka’as kanë kërkuar ndihmë nga institucione ndërkombëtare që të ndihmojnë në zbardhjen e këtij krimi. Raportohet nga mediat se FBI’ja amerikane po i ndihmon autoritetet e Sri Lanka’as.

Deri tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet vetëvrasëse në Sri Lanka.