Shkup, është gjetur i vdekur një njeri në makinën e tij

Një person është gjetur i vdekur në makinë në qarkoren në drejtim nga Shkupi për në Tetovë.
Sipas informacioneve të MPB-së, dje rreth orës 10.20 në polici është denoncuar se në qarkoren në një makinë të parkuar, është gjetur pa jetë, trupi i 71 vjeçarit M.M nga Shkupi.
Nga ana e mjekut është konstatuar vdekje pa shenja të dhunës.
Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar familjes për varim.