Shkup, tre persona rrahin vajzën 18 vjeçare deri në alivanosje, kishte borxh 500 euro!

Të mërkurën (21.03.2018) në ora 16 në Sektorin për punë të brendshme në Shkup është denoncuar se në rrugën “Via Ignacia” në shtëpinë e M.D., ku ka qenë vajza 18 vjeçare me iniciale K.T. kanë arritur tre persona me iniciale P.K., D.K dhe A.Z. të thirrur nga person ndaj të cilit vajza 18 vjeçare gjoja ka pasur një borxh prej 500 eurove. Me këtë rast ata e kanë rrahur 18 vjeçaren duke e goditur me shqelma dhe grushte në fytyrë dhe trup dhe si pasojë ajo në një moment ka humbur vetëdijen, kurse personat janë larguar nga vendi i ngjarjes. Vazjës K.T. i është ofruar ndihmë mjekësore në spitalin “8 Shtatori”, kurse policia po ndërmerr masa për ndriçimin e rastit.