Shkupjanja bën kaos në hotel për 8 Mars: Dyshoi se i dashuri është brenda me tjetër

Një vajzë e cila dyshonte se i dashuri i saj e tradhëton, të shtunën ka bërë kaos në një hotel në Shkup. Ajo ka kërkuar nga të punësuarit në recepcion ta informojnë se vallë i dashuri i saj qëndron në një nga dhomat e hotelit, por recepcionistët kanë refuzuar ti përgjigjen pyetjeve të saj, njofton Koha.

Ajo ka këmbëngulur ta sheh librin e vizitorëve, por pasi është refuzuar sërish, vajza ka filluar të grindet verbalisht dhe të bërtas me zë të lartë.

Përgjegjësit e hotelit kanë kërkuar që ajo të dalë nga objekti, por ajo ka refuzuar, pas cka janë detyruar ta thërrasin sigurimin. Pas kësaj vajza problematike ka dalë nga hoteli.