Shoferi i autobusit më i shkurtër në botë

Frank Hachem është shoferi më i shkurtër në botë që vozit autobusë. Gjatësia e tij trupore është 136 centimetra, por kjo nuk i ka penguar atij që të kryej me sukses punën e tij. Si shofer autobusi ai punon prej një viti e gjysmë, pasi i ka kaluar disa trajnime dhe testin. Ai thotë se të jesh person shumë i shkurtër do të thotë të kesh shumë vështirësi gjatë funksionimit në jetën e përditshme, por megjithatë nëse ke vullnet për të bërë diçka është e mundur të krijohen kushte.

Unë e rregulloj karrigen time siç më përshtatet. I dua udhëtarët e mi, dhe ato janë të lumtur për mua sepse më pranojnë si vozitës të mirë, kështu siç jam. Prej kur vendosa të jem shofer autobusi e dija që është një sfidë e madhe, por unë gjithmonë i dua sfidat. Rekordin tim si shoferi më i shkurtër në botë ua dedikojë dy vajzave të mia, dua që ata të jenë të lumtura me punën time dhe t’ju tregojnë shokëve dhe shoqeve të tyre”- tha Frank Hachem, Shofer Autobusi.

Frank ka konkurruar për rekordin Guines për të inspiruar njerëzit me pengesa trupore të mos heqin dorë asnjëherë nga dëshirat e tyre.

Vjollca Aliti