Shpallet i pafajshëm Shefqet Krasniqit!

Ish-imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Apelit.Krasniqi është liruar nga akuzat për nxitje të urrejtjes e shtytje në kryerje të veprave terroriste në cilësinë e imamit të xhamisë se madhe ‘Mehmet Fatih’ në Prishtinë.Ai është liruar edhe nga akuzat për shmangie tatimore, pasi që sipas gjykatësit Beqir Kalludra në seancën e fundit gjyqësore është bërë e ditur i gjithë borgji taitmor është paguar, raporton GazetaBlic.com

Aktakuza ndaj Krasniqit është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit.