Shpërblehet De Jong pas paraqitjes fantastike kundër Arsenalit

De Jong e ka fituar çmimin e parë të rëndësishëm si lojtar i Barcelonës, ai është vlerësuar si më i miri i ndeshjes në sfidën që u zhvillua në Camp Nou mes Barçës e Arsenalit.

Gjithçka ka nisur siç është më së miri për Frankie de Jong te Barcelona.

Gjithçka ka nisur siç është më së miri për Frankie de Jong te Barcelona.

De Jong me çmimin e lojtarit të ndeshjes pas paraqitjes fantastike në “Camp Nou” kundër Arsenalit

Në ndeshjen e parë në “Camp Nou”, për trofeun “Joan Gamper”, De Jong i impresioni të gjithë me paraqitjen kundër “Topçinjve” të Arsenalit dhe në fund fitoi çmimin e lojtarit të ndeshjes dhe trofeun e parë pasi katalunasit e mundën 2-1 Arsenalin.

De Jong, duke pranuar çmimin “Lojtari i Ndeshjes”

Sido që të jetë, ai u tregua modest pasi mësoi për çmimin, duke thënë: “nuk e meritova këtë”.

De Jong është blerë këtë vit nga Ajaxi për 75 milionë euro plus 15 të tjera bonuse dhe shihet si një ndër mesfushorët me të ardhme premtuese.