Shpërthen Bebe Rexha: Refuzojnë të më veshin se jam e shëndoshë. Ik q***ni

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha, ka reaguar ashpër ndaj stilistëve

Ajo është nominuar për dy çmime Grammy këtë vit, por është irrituar për ‘refuzimin’ që ka marrë nga disa shtëpi mode për të stiluar veshjen e saj për ceremoninë e Grammy-t, me pretendimin se përmasat e saj janë të mëdha.

U nominova për Grammy dhe më besoni kjo është diçka e mrekullueshme.

Zakonisht artistët flasin me dizajnerë të ndryshëm, shumë të njohur dhe ata qepin fustane enkas për të parakaluar në Tapetin e Kuq.

Ekipi im takoi disa dizajnerë dhe shumë prej tyre nuk duan të më veshin mua sepse jam e shëndoshë. Në kuptimin e plotë të fjalës jam shumë e shëndoshë.

Nëse masa 6 e 8(38 apo 40) konsiderohet e shëndoshë, atëherë nuk di ç’tju them. Unë nuk dua t’i vesh fustanet tuaja!

Kjo është çmenduri! Ju po thoni që gjithë gratë në botë që janë në këtë masë nuk janë të bukura mjaftueshëm për të veshur fustanet tuaja.

Pra ju që thoni se unë jam e mbushur dhe se nuk mund t’i vesh fustanet tuaja, q***ni!

Nuk dua t’i vesh fustanet tuaja”, thotë ajo, duke hapur një debat të madh në botën e shou bizz-it, për diskriminimin e femrave me forma të shëndosha.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Grammy do të mbahet të dielën më 10 shkurt./tema/