Shqipëria në heshtje zgjedhore

Shqipëria në heshtje zgjedhore

Mesnata e së premtes shënoi fundin e fushatës dhe nisjen e heshtjes zgjedhore në Shqipëri. Një proces zgjedhor ky aspak i zakonshëm për rrethanat e krijuara dhe bojkotimin e saj nga opozita.

Një ditë përpara zgjedhjeve, ligji, konkretisht Kodi Zgjedhor, ndalon çdo parti të bëjë fushatë apo propagandë drejtuar zgjedhësve.

Vetëm administruesit e procesit të certifikuar nga KQZ janë në detyrë në ditën e heshtjes zgjedhore për të bërë shpërndarjen e materialeve dhe fletëve të votimit në qendrat e votimit.