Shqipëria sanksionon çdo bashkëpunëtorë shqiptar të Bashar al-Asad!

Një liste me persona dhe kompani që bashkëpunojnë me re.gjimin e presidentit sirian, Bashar al-Asad i është bashkuar së fundmi edhe Shqipëria. Sanksionet parashikojnë ngrirje të aseteve financiare madje edhe ndalim të udhëtimit në Bashkimin Europian për mbi 350 persona dhe kompani përkrahëse të politikave të qeverisë siriane.

Shqipëria dhe vende të tjera kandidate janë rreshtuar përkrah shteteve të Bashkimit Europian për të sanksionuar mbështetësit e regj.imit të presidentit sirian, Bashar al-Asad.

Federika Mogerini, përfaqësuesja e lartë për politikat e jashtme dhe të sigurisë në BE, duke e përshëndetur vendimin e Tiranës, paralajmëroi të martën masa të mëtejshme ndë.rshkimore për persona dhe kompani që po përfitojnë nga konflikti në Siri.

” Vendet kandidate si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Shqipëria, sikurse anëtarët e shoqatës evropiane për tregëti të lirë dhe të zonës ekonomike evropiane kanë shprehur vullnetin për të garantuar që politikat e tyre kombëtare të zhvillohen në konsensus me vendimin e Këshillit Evropian. BE e vlerëson dhe e përshëndet angazhimin e tyre”-tha Mogherini.

Sanksionet ndaj Sirisë nisën të aplikohen fillimisht në vitin 2011 dhe, dhe që nga ajo periudhë lu.fta civile në vend u ka kushtuar jetën mbi 250 mijë personave dhe ka dëbuar nga vendi miliona banorë.

Lista e personave dhe kompanive që bashkëpunojnë me regjimin e Asadit përditësohet në mënyrë periodike, dhe shkelësve u ndalohet të mbajnë asete financiare apo të udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian.

Të prekur janë veçanërisht biznesmenët dhe subjektet ndërtuese apo investitorët që hyjnë në partneritet me qeverinë e Izraelit, eksportojnë pajisje teknologjike që mund të shfrytëzohen për të monitoruar qytetarët, apo thyejnë embargon që BE ka vendosur ndaj karburanteve në vend.

Lista të cilës shumë shpejt pritet t’i përmbahet edhe Shqipëria aktualisht numëron mbi 280 persona dhe 80 kompani.