Shqiptarët vendosin për referendumin, ja statistikat

VMRO-DPMNE vazhdon të kryesojë tek elektorati maqedonas me 31.2 për qind mbështetje, derisa LSDM ka 28.3 për qind. Kështu tregojnë rezultatet nga hulumtimi të cilin për Qendrën Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) e zbatoi agjencia M-prospekt në periudhën prej 24 korrikut deri më 1 gusht të vitit 2018, shkruan gazeta KOHA.

Megjithatë, rritjen e mbështetjes së LSDM-së karshi VMRO-së e bën votuesi shqiptarë, konkretisht 8 për qind e të anketuarve shqiptarë kanë theksuar se mbështesin LSDM-së kundrejt më pak se 1 përqindëshit që janë shprehur për VMRO-në, raporton KOHA. Në përgjithësi, tregon anketa, LSDM ka 24.4 për qind mbështetje, VMRO 24, derisa tek partitë shqiptare – BDI e Ali Ahmeti ka gati dyfishin e mbështetjes karshi Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes BESA.

Në pyetjen “Nëse do të ketë zgjedhje parlamentare”, 6.9 për qind janë shprehur se do votojnë për BDI-në, 2.7 për qind ASH dhe 1.7 për qind për Lëvizjen BESA. “Nuk e dinë” apo “nuk do të votojnë” janë shprehur 37.8 për qind e të anketuarve.

Ndryshe, të dhënat e hulumtimit janë grumbulluar përmes telefonit (CATI) në periudhën nga 24 korriku deri më 1 gusht të vitit 2018. Anketa është zbatuar në ekzemplarë të stratifikuar disallojësh nga 1026 të anketuar më të moshuar se 18 vjeç.

Komentet

komentet