Shqiptarët ‘zaptojnë’ burgjet britanike, Qeveria:S’përballojmë shpenzimet

Shqiptarët tani përbëjnë grupin e tretë më të madh të të huajve të burgosur në Angli dhe Uells, pas kriminelëve irlandezë dhe polakë, duke kapur një një kosto prej rreth 53 milionë stërlina për tatimpaguesit.

Bandat e drogës nga Shqipëria kanë nxitur trefishimin e numrit të kriminelëve të arrestuar e të dënuar në burgjet britanike.

Shumica prej tyre janë dënuar për vrasje, drogë, abuzime seksuale, pastrim parash, kërcënime me vdekje etj. Shqiptarët tani përbëjnë grupin e tretë më të madh të të huajve të burgosur në Angli dhe Uells, pas kriminelëve irlandezë dhe polakë, duke kapur një një kosto prej rreth 53 milionë stërlina për tatimpaguesit.

Rreth 321 të burgosur janë dënuar për trafik droge, duke tejkaluar kështu edhe xhamajkanët që mbanin vendin e parë për këtë akuzë (122 persona).

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) ka paralajmëruar se bandat e tregtarëve shqiptarë të drogës tani janë “një kërcënim i madh”, duke përdorur taktika gjithnjë e më të pamëshirshme për të mbrojtur biznesin e tyre.

Në 2017 u trefishua numri shiptarëve në burgjet angleze. Gjithsej 726 shqiptarë të dënuar nga drejtësia angleze.

Deputeti britanik David Hanson, anëtar i komitetit për zgjedhjen e drejtësisë të Commons, tha se duhet gjetur një mënyrë që të arrestuarit nga Shqipëria të vuajnë dënimet në vendin e tyre.

“Është e rëndësishme që qeveria të gjejë një mekanizëm për të siguruar që ata t’i shërbejnë dënimet e tyre në Shqipëri në një kohë kur po përballemi me mbipopullim në burgjet britanike, ata duhet të largohen menjëherë”, u shpreh Hanson.