Shqiptarja Habibe Duraki kandidate në listën rajonale për Brukselin!

“E angazhuar për ju dhe me ju! ”

Pas zgjedhjeve komunale të tetorit 2018, ku me ndihmen dhe mbështetjën tuaj arrita të kem rezultatin më të mirë femëror të t’gjitha partive dhe titullin e Nën-kryetare e komunes Ever e para shqipëtare nen-kryetare dhe më e reja në moshë sot partia Socialiste vazhdon të besoje në mua duke më radhitur me numrin 35 në Listën RAJONALE për Brukselin të udhëhequr nga ministri ynë i nderuar Rudi VERVOORT.

Zotohem që do të jem një përfaqësuese e denjë në këtë detyrë dhe se do të jem e gatshme çdo herë që të punoj për të mirën e qytetetarëve si dhe zëri im në kuvendin rajonal do të jetë zëri i qytetarëve të Brukselit si dhe të bashkombasëve tanë. Andaj kam nevojë për mbështetjen tuaj të vazhdueshme për zgjedhjet e 26 majit 2019 së bashku jemi më të miret më të lartë më të fortë!

Unë do të vazhdoj të jem e gatshme dhe e predispozuar për të shkëmbyer, diskutuar dhe / ose duke u takuar në rajonin tonë të bukur që është BRUKSELI !

Ju FALEMINDEROJ parapraktinisht

Habibe Duraki