Shtatë mësuese nga e njëjta shkollë, shtatzënë në të njëjtën kohë

Shtatë nga 15 mësueset në shkollën fillore “Oak Street” në Goddard Kansas të SHBA-së presin foshnje në të njejtën kohë.

“Isha shumë e emocionuar sepse këta janë lajme të mira. Njoftimi për shtatzënia e tretë pak më tronditi pas të katërtit kam qenë me të vërtetë në shok ndërsa pas të pestit nuk e dija çfarë të them dhe në momentin kur erdhi lajmi për mësuesen e shtatë harrova ta përgëzoj sepse fjalët e mia ishin:”Po bën shaka?”- tha drejtorja e shkollës Ashley Miller.

Miller e cila punon 20 vite në shkollë thotë se objekti shkollor kurrë nuk ka pasur kaq numër të madh të grave shtatëzëna.

“Dy nga shtatë mësueset shtatzëna tashmë kanë lindur dy vajza të shëndosha. Tre foshnjat e fundit duhet të lindin në tetor. Shkolla është tashmë një komunitet i ngushtë dhe përvoja me shtatë shtazani i ka afruar ata edhe më shumë”- thotë drejtorja e shkollës.

“Është më argëtuese ka më shumë nëna. Takohemi në korridor dhe pyesim njëra-tjetrën për gjendjen. Nuk e di nëse njerëzit tjerë e kanë një përvojë të këtillë në punë”- thotë Kelly Joe Shehon një mësuese e klasës së katërt që pret binjakë.

Shkolla së fundmi ka marrë miratimin për rinovimin i cili do të fillojë në maj në fund të vitit shkollor. Drejtoresha Miller thotë se dëshiron që një qendër e kujdesit ditor për punonjësit e fëmijëve të ndërtohet gjatë rinovimit.