Shtatë të arrestuar për pjesëmarrje në luftërat në Siri dhe Irak

Ministria e Punëve të Brendshme mbrëmë ka arrestuar 7 persona nën dyshimin se kanë marrë pjesë si luftëtarë të huaj në zonat e luftës në Lindjen e Mesme, në Siri dhe Irak. Personat e moshës nga 23 deri në 47 vjeç, për të cilët kishte flet arrest ndërkombëtar dhe për të cilët sipas nenit 322 A dhe 394 A nga Kodi Penal janë dorëzuar kallëzime penale në kuadër të aksioneve policore Celula 1 dhe Celula 2. Nga MPB-ja theksojnë se në vazhdimësi po ndërmarrin aktivitete për de-radikalizmin e këtyre personave.

 Ministria për Punë të Brendshme

Ky aksion është një tregues se institucionet Republikës së Maqedonisë kanë kapacitet dhe kredibilitet që të ballafaqohen me sfidat aktuale të sigurisë dhe janë partner serioz në Koalicionin global për luftë kundër terrorizmit. Në pajtueshmëri me strategjinë kombëtare për parandalim të ekstremizmit të dhunshëm dhe luftës kundër terrorizmit Republika e Maqedonisë realizon programe për de-radikalizmin e luftëtarëve të huaj terrorist nëpër burgje, ndërmarrin aktivitete për rritjen e vetëdijes për rrezikun dhe kanosjet nga terrorizmi dhe i përforcon mekanizmat për parandalimin e radikalizmit në nivel lokal”.

Që nga fillimi i luftërave në Lindjen e Mesme nga Maqedonia drejt Sirisë dhe Irakut përkrah ISIS-it sipas MPB-së janë rreshtuar 156 perona.

Ministria për Punë të Brendshme

Të kthyer nga zonat e luftës gjithsej 83 persona.

Qytetarë të Republikës së Maqedonisë në burgjet e Turqisë 3 persona.

Në burgjet e Maqedonisë 26 persona.

Të vdekur (të konfirmuar dhe të pakonfirmuar) 35 persona.

Luftëtar aktiv në Siri 15 persona, në mesin e të cilëve 9 gra

Përpjekje për të marrë pjesë në luftë 14 persona.

Republika e Maqedonisë është njëra nga vendet e cila ka pranuar rezolutat 2178 dhe 2396 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara me çka ka marr obligime për ndjekjen penale të shtetasve të saj të cilët si luftëtarë të huaj kanë marrë pjesë në rajonet e krizave në Siri dhe Irak dhe kthimin e tyre në vendlindje duke respektuar të drejtën vendore dhe ndërkombëtare si dhe të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Alsat-M


Ministria e Punëve të Brendshme gjat natës ka ndërmarrë një aksion,ku u arrestuan shtatë persona të moshës 23 deri 47 vjet. Të arrestuarit janë të dyshuar se kanë marrë pjesë dhe vazhdimisht kanë qenë aktiv në luftën në Siri dhe Irak.

“Në kuadër të koalicionit global për luftë kundër terrorizmit, Republika e Maqedonisë vazhdon edhe më tej me aktivitete të vazhdueshme në drejtim të detektimit, identifikimit, neutralizimit dhe ndjekjes penale të luftëtarëve të huaj terroristë. Republika e Maqedonisë si një nga vendet e cila i pranoi rezolutat 2178 (2014) dhe 2396 (2017) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, mori obligime për ndjekjen penale të shtetasve të saj të cilët si luftëtarë të huaj terroristë kanë marrë pjesë në rajonet e krizave në Siri dhe Irak dhe kthimin e tyre në vendin amë, duke e respektuar të drejtën vendore dhe ndërkombëtare, si dhe të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Bëhet fjalë për shtetasit e Maqedonisë S.R. 1990, Xh.A. 1993, B.F. 1994, O.Zh. 1987, E.O. 1994, I.Sh. 1977, A.M. 1995, për të cilët është lëshuar fletëarrest ndërkombëtar dhe për të cilët sipas nenit 322a dhe 394a nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë janë dorëzuar kallëzime penale në kuadër të aksioneve policore “Celula 1” (gusht 2015) dhe “Celula 2” (korrik 2016), njofton MPB.

Loading...