Shtatëmbëdhjetë vjet nga masakra e Lubotenit

Nga operacioni në fshatin Luboten më 12 gusht të vitit 2001 mbetën të vrarë 10 civil shqiptarë, në mesin e tyre edhe 6 vjeçari Erxhan Aliu si dhe Dalip Murati, Muharrem Ramadani, Memet Memeti, Rami Jusufi, Xhelal Bajrami, Kadri Jashari, Bajram Jashari, Sulejman Bajrami e Atulla Qaili. 14 shtëpi mbetën të djegura, u arrestuan dhe keqtrajtuan mbi 100 banorë të fshatit, me arsyetimin se në fshat ishin të pranishëm pjesëtarë të UÇK-së.

Ngjarja e Lubotenit ishte një ndër rastet e vetme që u procedua dhe u gjykua nga Gjykata Ndërkombëtarë për Krime Lufte. Për krimet e kryera ndaj civilëve shqiptarë u dënua Johan Tarçullovski, ish-pjesëtar i lartë i forcave të sigurisë maqedonase, ndërsa nga akuza u lirua ish- ministri i punëve të brendshme Lube Boshkovski. Tarçullovski u dënua me 12 vjet burg për vrasje, torturë dhe shkatërrim të pasurisë, por mbeti i lirë pasi vuajti 8 vite burg. Johan Tarçullovski, tani është deputet i VMRO DPMNE-së.

Loading...