Shtetas i Serbisë i përfshirë në incidentin para Ambasadës të SHBA-së në Podgoricë

Policia malazeze dyshon se Delibor Jaukoviç, shtetas i Serbisë ka hedhur bombë mbi Ambasadën e SHBA-s në Podgoricë. Ai më pas ka kryer vetëvrasje.

Sipas gazetës malazeze “Vijesti”, Jaukoviç ka jetuar në Podgoricë, ndërsa ka lindur në Kraljevë. Ai ka qenë ish-anëtarë në Ushtrinë e Jugosllavisë dhe në vitin 1999 është dekoruar për “angazhim të jashtëzakonshëm në detyrë dhe kryerje të detyrave në mbrojtje dhe siguri të atdheut”.

Sipas profilit të tij në Fejsbuk, ka qenë kundër pranimit të Malit të Zi në NATO.

Бомба

 

Jaukoviç rreth mesnatës hodhi bombë në oborrin e Ambasadës së SHBA-së në Podgoricë, dhe pastaj vrau veten duke aktivizuar një pajisje tjetër shpërthyese.

Loading...