Shtetësia e re në dy gjuhë, ja çfarë shkruajnë portale maqedonase?

Një dokument i shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në dy gjuhë është bërë temë debati dhe përgojimesh në rrjetet sociale si dhe në disa portale në gjuhën maqedonase.
Sipas portalit Kurir, ky dokument është i miratuar dhe se nuk dihet kur do të lëshohet në përdorim, ndërsa përshtypja e veçantë siç shkruhet është se ky dokument në tërësi lëshohet në dy gjuhë maqedonisht dhe shqip, si të barabarta dhe se nuk është vetëm në maqedonisht për qytetarët e etnitetit maqedonas. Po ashtu theksohet se në dokument nuk është më shtetësia maqedonase, por qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut.