Shtohet pasuria e deputetit të njohur të BDI-së, tani “peshon” 214 mijë euro (Foto)

Deputeti Panço Minov në pasurinë e tij të deritanishme të vlefshme 45.198 euro e ka shtuar edhe “pasurinë e papr.ecizuar” në vlerë prej 23.600 eurove.

Lista e deritanishme e pasurisë e deputetit Syrija Rashidi në vlerë prej 21.984 eurove, është plotësuar me pesë p.arcela në vlerë prej 159.614 eurove.

Xhevat Ademi e ka paraqitur pasurinë e fëmijëve të tij, respektivisht ata janë evidentuar si “Bashkëpronarë në TD IC NJU Drajver SHPK”.

Brenda periudhës prej tre muajve deputetët Syrija Rashidi dhe Panço Minov p.eshojnë 173 mijë euro më tepër, kurse Luben Arnaudov dhe Sasho Vasilevski peshojnë 217 mijë euro më pak, tregojnë të dhënat e fundit që funksionarët i kanë dorëzuar në Komisionin shtetëror për parandlçim të ko.rrupsionit (KSHPK). Sipas analizës së bërë nga Scoop në kuadër të projektit PEP, pesë deputetë kanë blerë vetura të reja, kurse katër i kanë zëvendësuar veturat e vjetra me të reja. Në listat e reja ka edhe kredi të reja, h.ua dhe rroga, transmeton Gazeta Lajm.

Deputeti Xhevat Ademi e ka paraqitur pasurinë e fëmijëve të tij në listën e pasurisë, respektivisht ata janë evidentuar si “Bashkëpronarë në TD IC NJU Drajver SHPK”. Këtë pjesëmarrje Ademi e ka vlerësuar 5.016 euro me çka vlera e pasurisë së tij është rritur në 214 mijë euro.

Deputeti Syrja Rashiti e ka shtatëfishuar vlerën e pasurisë nga 23.600 në 159.614 euro.