Shuhet endërra e Interit për trajnerin argjentinas

Në vitet e fundit, Interi ka bërë shumë lëvizje në merkato dhe sidomos, në stol. Që nga koha kur Murinjo vendosi të largohej nga Interi, në stolin zikaltër ka pasur me dhjetëra trajnerë të tjerë të cikët nuk kanë arritur të mbushin pritshmëritë e klubit dhe Spaleti duket më afatgjati. Megjithatë, Interi ka dy dëshira të mëdha sa i përket drejtimit duke qenë se do njërin mes Murinjos dhe Diego Simeones. Ky i fundit, që me Atletiko Madridin ka arritur të shkruajë histori duke fituar edhe titullin kampion në Spanjë kundër Realit e Barcelonës duket se do të mbetet vetëm një dëshirë e vjetër e Interit. Drejtuesit e klubit të Atletikos i kanë ofruar trajnerit argjentinas një kontratë të re deri në vitin 2022, ndërkohë që ajo aktuale skadon në verën e vitit 2020. Nga kushtet e parashikuara në kontratën e re, mediat spanjolle janë të bindura se trajneri nuk do ta hedhë poshtë këtë kontratë.