Shumë yje në skuadër, Guardiola ia tregon derën njërit prej tyre

Manchester City do ta shesë Raheem Sterlingun verën e ardhshme nëse ai nuk nënshkruan kontratë të re me klubin, raporton Mirror.

Përfaqësuesi anglez i shtyu bisedimet me klubin për kontratë të re deri në përfundim të Kupës së Botës me shpresë se vlera e tij do të rritej dhe t’i jepte atij arsyeje për të kërkuar pagë më të lartë, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, City këmbëngul se oferta për Sterlingun është e arsyeshme dhe do ta nxjerrë në shitje nëse anglezi nuk pajtohet për kontratë të re deri në fund të sezonit.

 

Loading...