Si Do të Duken Njerëzit Pas 1000 vitesh! Ja Çfarë do të Ndodhë në Tokë…

Si do të duken njerëzit pas 1000 vitesh?

Një vit mëparë gjatë një fjalimi në Oxford University, legjendari Stephen Hawkings pohoi se njerëzimi do të mund të jetojë jo më tepër sesa edhe për 1000 vite të tjera.

Ndaj ne vendosëm të bënim një listë me parashikimet me të bujshme për mileniumin e ri.

Na janë mësuar veshët me raketat kozmike dhe kolonitë në hapësirë dhe për kompjuterat super-të-shpejtë, por ama për shtëpitë që do të mund të hapen dhe ripaketohen në harkun e pak minutave, ende jo!

Po për sytë me Rreze-X?

Qëndroni me ne në bordin e makinës së kohës, po fluturojmë në të ardhmen, mbeshtetuni mirë dhe shijojeni udhëtimin.

Njerëzimi do të jetojë edhe për 1000 vite
Korporatat dhe bilionerët po investojnë miliarda në teknlogjitë mjekësore që do të mundësojnë në zbulimin e të gjithave sekreteve për ta ngadalësuar plakjen. Në vitin 3018 inxhinierët biomjeksorë do të krijojnë substancat e veçanta deri në nivel qelizor për të ngadalësuar plakjen.

Teknologjia e modifimit të gjeneve është këtu tashmë, dhe injektimi i gjeneve të shëndetshme në DNA do të mundësojë në forcimin e kockave, risk më të vogël ndaj kancerit, dhe tolerancë më të lartë ndaj dhimbjes.

Njerëzimi do të mund të transferojë trurin e dikujt te trupi i dikujt tjetër
Truri njerëzor përmban pothuajse 86 miliard neurone të cilët i përcjellin sinjale njëri tjetrit dhe për të thirrur diçka nga kujtesa ata përdorin po të njëjtin rrjet neural.

Pra, nevojitet vetëm një superkompjuter i cili do të krijojë hartën e modelit identik dhe në gjendje të ruajë sasinë e të dhënave që do të shkarkohen nga truri në kompjuter dhe nëse arrihet kjo, mund të arrihet edhe ngarkimi i tyre tek një tru i dytë me të njëjtin rrjet neural si ai i të parit.

Njerëzimi do të fillojë transferimin në një planet tjetër
Një mijë vite mëpas, e vetmja mënyrë që i mbetet njerëzimit për të mbijetuar mund të jetë vendosje e disa bazave në hapësirë. SpaceX ka shpallur misionin e saj që ta bëjë njerëzimin një civilizim që përdor hapësirën dhe një specie multiplanetare duke ndërtuar një qytet të vetëmjaftueshëm në Mars.

Sigurisht që jeta në Mars nuk është njëlloj si ajo në Tokë. 66% më pak dritë dielli dhe 62% forcë gravitacionale më e vogël, ndaj njerëzit që do të jetojnë atje i kanë të gjitha gjasat që të zhvillojnë bebëz më të madhe, për të absorbuar më shumë dritë. Ata gjithashtu mund të jenë më të gjatë pasi shtylla kurrizore do të jetë më e gjatë për shkak të ekspansionit të lëngut vërtebror.

Do të duken të gjithë njësoj
Sipas disa rezultateve të shprehura ende në formë publike, shkencëtarët e metodave komputacionale gjenetike kanë zbuluar sesi do të duken njerëzit në të ardhmen dhe disa prej treguesve të qartë që priten të modifikohen me kalimin e shekujve janë: balli më i gjërë, vrimat e hundës më të mëdha, sy të mëdhenj dhe lëkurë më të pigmentuar.

Do të kenë kompjutera super të shpejtë
Në 2014 kompjuteri e barazoi shpejtësinë e mendimit të trurit njerëzor dhe brenda 10 vjeçarit të ardhshëm ata do të mendojnë më shpejt se njerëzit. Në shekullin e ardhshëm kompjuterat kuantikë do të ndihmojnë në krijimi e ilaçeve super efektive dhe në gjetjen e diagnozave preçize. Do të ndihmojnë në eksplorimin e hapësirës dhe do të bëjnë të mundur që automobilët të ngasin veten e tyre.

Njerëzit do të bëhen kiborgë (cyborgs)
Zhvillimet e teknologjisë biomjekësore kanë arritur tashmë që të përforcojnë shikimi dhe dëgjimin, madje, ata po krijojnë sytë bionikë që t’i ndihmojnë të verbërit të shohin. Shkrikrja e mendjes njerëzore me kompjuterët do të krijojë supertrurin i cili do të realizojë kërkime në internet vetëm nëpërmjet mendimit, dhe të performojnë sekuenca komplekse.

Zhdukjet në masë sapo kanë filluar
Dinosaurët kanë qënë pjesë e kësaj bote dikur, dhe sipas raporteve statistikore në 100 vitet e fundit ka pasur 100 herë më shumë zhdukje speciesh se ç’do të kishte patur në mungesë të ndikimit njerëzor.

Njerëzit do të flasin një gjuhë të vetme globale
A nuk është se ne e flasim tashmë një gjuhë globale? Por jo, nuk është aq e thjeshtë: nëse mendoni se anglishtja është gjuha më e përdor në botë, jepini Like por na vjen keq t’ju zhgënjejmë: gjuha kineze ka mbi një miliard folës dhe anglishtja vetëm 360 milion, dhe vetëm 500 milion e kanë atë si gjuhë të dytë.

Linguistët parashikojnë se pas një shekulli 90% e gjuhëve të botës të do të zhduken për shkak të migrimit. Bota sot flet në 6000 gjuhë të ndryshme dhe vetëm 600 prej tyre do të mbijetojnë në 2118-ën.

Ndërtesat do të ndërtohen, ndryshohen dhe çmontohen me vetëm një komandë
Në të ardhmen, njerëzit do të jenë në gjendje që të krijojnë një botë virtuale përreth tyre duke u bazuar në konceptin e “Utility Fog”, ky koncept është prezantuar nga Dr. Hall, dhe shfaq një material polimorfik i përbërë nga triliona robotë mikroskopikë të cilët mund të krijojnë çdolloj forme. Dr. Hall e përshkroi “Utility Fog” si lëndën nga e cila krijohen edhe ëndrrat.

Kështu njerëzit e së ardhmes do të mund ta çmontojnë shtëpinë e tyre kur nisen për në punë dhe ta rimontojnë atë kur të kthehen, thjesht sa për kursyer hapësirë në harkun kohor ndërmjet.

Nanoteknologjia do ta zgjidhë përfundimisht krizën e energjisë dhe ndotjes ambientale
Në pak shekuj më vonë falë nanoteknologjisë do të mund të kryhet pastrimi i ajrit dhe ruajtja e nivelite të pastërtisë ambjentale si dhe shfrytëzim supereficient i energjisë diellore.

Centralet e shkrirjes nukleare pa emetim karboni do të jenë e ardhmja e industrive të cilat do të ushqejnë botën.

Materiale superefikase dhe më miqësore kundrejt natyrës do të përdoren masivish, makinat elektrike do të jenë në gjendje që të karikohen po aq shpejt sa ato me petrol sot.

Kohëzgjatja e jetës së njerëzve në Tokë më së pakti do të dyfishohet.

Loading...