Si po shihet ‘ideja’ e presidentit Thaçi për Bashkim Kombëtar?

 

Presidenti Hashim Thaçi, ka filluar që të flas për idenë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, shkruan Gazeta Blic.Këtë gjë, presidenti e potencoi edhe sot në Drenas, duke përmendur izolimin që është duke iu bërë Kosovës nga BE-ja, i pari i shtetit tha se kjo është një nevojë e pashmangshme e Kosovës.“Një nga pengesat që po i bëhen Kosovës është izolimi që po i ndodhë Kosovës nga mos uniteti i Bashkimit Evropian. Tash për këtë shtrohet nevoja që të jetojmë në një shtet të përbashkët dhe të ndodhë bashkimi kombëtar”, tha Thaçi.

Mirëpo, këto deklarime të presidentit, po shihen me skepticizëm nga ana e njohësve të çështjeve politike në vend.Monitoruesi në KDI, Artan Murati, ka thënë se presidenti Thaçi, vazhdimisht është jo-kosistent në qëndrimet e tij për tema të ndryshme.Murati për Gazeta Blic, shtoi se presidenti Thaci duhet të koncentrohet dhe të përfaqësoj qëndrime unike, e jo të luaj me deklarata saherë që flet për medie”.

“Presidenti Thaci në vazhdimësi është jo-konsistent me qëndrimet e tij për tema të ndryshme, e sidomos për temat që lidhen me territore. Si i pari i vendit, pesha e fjalës së Presidentit duhet të jetë shumë më e madhe, dhe rrjedhimisht Presidenti vetëvetiu duhet të jetë më i kujdesshëm në deklarimet e tij publike. Ky ndryshim i vazhdueshëm i qëndrimeve përveç që mund të krijoj konfuzitet tek qytetarët, është duke ndikuar edhe në raportet me ndërkombëtarët. Si shtet, Kosova duhet të ketë qëndrim unik dhe të qartë për tema të rëndësishme, e jo t’u lihet në dorë politikanëve specifik të flasin për to, duke shpërfaqur polarizimin dhe inatet politike që krerët e shtetit mund të kenë kundrejt njëri-tjetrit. Presidenti Thaci duhet të koncentrohet dhe të përfaqësoj qëndrime unike, e jo të luaj me deklarata saherë që flet për medie”, ka thënë Murati.